“Ju jeni kur**, dyjave…” | Plas sherri në një familje në Gjakovë, burri kapet me gruan e vajzën

- Bota Sot

“Ju jeni kur**, dyjave…” | Plas sherri në një familje në Gjakovë, burri kapet me gruan e vajzën

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre.

Si pasojë e dhunës së përjetuar, gruaja bashkë me vajzën 19-vjeçare kanë kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar atë që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre.

Bazuar në dëshmitë e viktimave, i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj tyre, duke i ofenduar e sharë me fjalë të rënda, raste këto që dyshohet se kanë ndodhur vazhdimisht në familjen e tyre.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Dhunë në familje”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot